Ministria e Drejtësisë: Nuk dihen shkaqet e zjarrit në IML

Ministria e Drejtësisë, ka reaguar në lidhje me zjarrin në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Në reagimin e tyre thuhet se zjarri është lokalizuar dhe se ende nuk dihen shkaqet.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se Zëvendësministri Blerim Sallahu është duke qëndruar në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar”, thuhet në reagim.