Ministria e Financave kërkon 30 milionë euro borxh

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 14 prill do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2020, në të cilin do të lëshohen obligacione me maturitet 3 – vjeçar.

Këto në shumë prej 30 milionë euro.

Ministria e Financave në këtë formë ka thënë që investimi në obligacione është i sigurt e i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku edhe interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë 3 vitet dhe është i liruar nga tatimi.