Ministria e Financave: Rihapet aplikimi për mbështjetjen e punësimit të grave

Ministria e Financave, ka njoftuar se kanë rihapur aplikimin për mbështetjen e punësimit të grave.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata tutje thonë, se afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill të vitit të ardhshëm. Sipas tyre, kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.

“Aplikimi bëhet përmes EDI – Deklarimit Elektronik të Administratës Tatimore të Kosovës”, përfundon njofimi i tyre./Fokusi.info/