Vdekja e shtetases së huaj në Brezovicë, Policia jep detaje

Një person të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjes” në Brezovicë

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, u shpreh Veseli për Front Online.

Ekipet e policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit sipas Veselit janë atje dhe për informata tjera do të njoftoheni në kohë reale.