Shqipëri: Shtatë të vdekur dhe një mijë e 533 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga COVID-19 kanë ndërruar jetë shtatë qytetarë, ndërkaq janë regjistruar një mijë e 533 raste të reja me këtë virus, nga pesë mijë e 404 testime.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar dy mijë e 215 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238 mijë e 655 që nga fillimi i epidemisë.

Në gjithë Shqipërinë janë 18 mijë e 68 raste aktive me COVID-19./TCh