Ministria e Shëndetësisë e demanton lajmin për vdekjen e dy pacientëve nga Covid-19

Pak më parë u publikua një lajm i cili bënte të ditur se në Kosovë, gjatë ditës së sotme kanë vdekur edhe dy persona si pasojë e Covid-19, duke e quar kështu në 33 numri e të vdekurve nga ky virus.

Mirëpo nuk shkoj shumë dhe ky lajm u demantua.

I kontaktuar nga IndeksOnline pikërisht për këtë lajm ka folur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka treguar se sot nuk është regjistruar asnjë vdekjen e ndonjë pacienti që aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën Infektive nga Covid-19.

“Sipas informatave nga drejtoria e Infektives, sot nuk ka vdek aty asnjë pacient nga Covid-19”, ishte përgjigja e Hotit për IndeksOnline.

Ndryshe nga ky virus në Kosovë, kanë ndërruar jetën 31 persona.