Ministria e Shëndetësisë licencon edhe dy laboratorë për testime RT-PCR

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe dy laboratorë privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe tre laboratorë të cilët bëjnë teste serologjike SARS CoV2.

Laboratorët privatë për kryerje të testeve molekulare të licencuara janë një në Prishtinë dhe një në Lipjan.

Ndërsa, ato serologjike, janë një në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Suharekë.