Xhavit Haliti shpallet ambasador i paqes nga Forumi Politik për Ballkanin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shpallur “Ambasador i Paqes”, nga Forumi Politik për Ballkanin.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Haliti është shprehur mirënjohës për këtë vlerësim që i është bërë aktivitetit të tij politik.

“Forumi Politik për Ballkanin, më ka nderuar me titullin “Ambasador i Paqes”. Faleminderit shumë për vlerësimin e aktivitetit tim politik!”, ka shkruar Haliti.