Ministria e Shëndetësisë mban konferencë për media në 15:30

Ministria e Shëndetësisë do të mbajë sot konferencë për media, rreth situatrës në vend pas konfirmimit të 20 rasteve me koronavirus në vend.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH’ja ka bërë me dije se konferenca do të mbahet në ora 15:30, në ndërtesën e ministrisë.

“Ju ftojmë të merrnipjesë në konferencën për media, të cilën Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do ta mbaj sot (e enjte, 19 mars 2020), duke filluar nga ora 15:30 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, deri tani në vend janë konfirmuar 20 raste me koronavirus. Rasti i fundit është ai në Bradash të Podujevës, ku është infektuar një 55-vjeçare.