Veseli dëgjon nga afër rrëfimet e fëmijët të dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve

Kryetari i PDK-së po mban një takim me fëmijët e dëshmorëve, martirëve dhe veteranëve të UÇK-së, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Veseli po dëgjon nga afër rrëfimet e këtyre fëmijëve tashmë janë bërë studentë,

Me plotë emocione secili nga ta po rrëfente pjesë të lavdishme të historisë sot, këtu e 21 vite më parë.

Sot Kosova po shënon 21 vjetorin e çlirimit të saj nga shteti serb. 21 vite më parë forcat e NATO-s, kishin gjunjëzuar aparatin serb në Kosovë, për t’i dhënë fund kështu pushtimit shekullor.