Mirena pas ‘sulmit’ ndaj Muratit: Shihni qysh janë mobilizu për 1 kill miell, t’mushet menja me kokainë e kanë gjujtë

Gazetari Ilir Mirena është tallur pas aksionit të PSD’së ndaj Hekuran Muratit, ku ky i fundit u gjuajt me miell. Pas aksionit, policia e ka rrethuar vendin ku Murati u pluhuros, e kjo për Mirenën është tejet qesharake.

Mirena ironizon duke e quajtur shtetin “serioz”, me disa foto të policisë nga vendin e ngjarjes.

Ai çuditet se si tërë ky mobilizim është bërë pas një aksioni me miell.

“Shihni qysh jane mobilizu per nje kill miell, t’mushet menja me kokaine e kane gjujte”, u tall Ilir Mirena në Facebook.

Pastaj s’ka munguar as përkrahja e Muratit nga kolegët e tij, të cilët thanë se ministri po sulmohet në ditën kur shpërndau 150 milionë euro për qytetarët.