PDK-ja e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili është miratuar javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda deklaroi se ka dyshime që Qeveria duke bërë ndryshime në këtë Ligj, dhe se e ka shkelur Kushtetutën.

“Sot në Gjykatën Kushtetuese e dorëzuam kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Ligjit aktual të KMSHCK-së. Ne siç e dini pothuajse në fillim të këtij mandati e kemi kontestu shkarkimin e anëtarëve të këtij Këshilli në Gjykatën Kushtuese dhe kjo gjykatë na ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetues të këtij institucione. Fatkeqësisht ky Ligj i shkel ato përcaktime kushtetuese që i ka bërë Gjykata në atë vendim paraprak prandaj ne sot i kemi kontestu prapë ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj”, deklaroi ai.

Këtë ligj e ka dërguar edhe në Kushtuese Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).