Parashikimi i motit për ditët në vijim

Nga fundjava më ngrohtë e më shumë diell.

Sipas Prishtina Weather të reshurat lokale që paraqiten sonte natën, vazhdojnë vende-vende edhe herët në mëngjes të shtunën. Ditën mund të ketë më shumë intervale me diell, po nuk përjashtohen mundësi edhe për zhvillime të reshjeve lokale të shiut.

Nga dita e diel do të jetë më ngrohtë. Të dielën edhe me vranësira kalimtare, ndërkaq ditëve të para të javës së ardhshme më shumë diell. Ditën e martë përreth zonave malore me mundësi për riga lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, vlerat kalojnë edhe në të dobëta, shkaku i koncentrimeve të rritura të ndotësve ajror pranë sipërfaqes.

23.04 – Vranësira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes e pasdite priten mundësi për reshje lokale shiu.

24.04 – Më ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare.

25.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë.

26.04 – Mbetet ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore me mundësi për riga lokale shiu.

27.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë.

Temperaturat në rritje gjatë fundjavës, më pas në rënie të lehtë. Minimalet luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet shkojnë deri në 23C të dielën, e më pas zbresin në 20C e 21C.

Era frynë kryesisht jugu e jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e ditën e hënë edhe e fuqishme me hover deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, herë-herë edhe pësuar rënie të lehtë.