Pas rrahjes brutale të gazetarit Altin Ahmeti, reagon menaxhmenti i RTK-së

Menaxhmenti i RTK-së ka reaguar ashpër ndaj sulmit brutal që u bë sonte ndaj kryeredaktorit të ëeb-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti.

“Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së Kosovës. Kërkojmë nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e këtij rasti dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.Altin Ahmeti gjatë mbrëmjes është rrahur brutalisht nga pesë persona në një lokal të Prishtinës.

Personi që dyshohet për sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.