Lansohet koalicioni i Kosovës për pajtim

Është lansuar zyrtarisht Koalicioni i Kosovës për Pajtim, ku kanë hyrë në partneritet tri organizata: Fondi për të Drejtën Humanitare, Aktiv nga Mitrovica dhe Art Polis nga Prishtina.

Ky koalicion do të kërkojë që të trajtojë dhe kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve etnike në Kosovë duke kërkuar dhe ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave që kanë për qëllim nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian që kanë përkrahur formimin e këtij koalicioni kanë thënë se është e rëndësishme që të merren iniciativa të tilla dhe se Kosova duhet të merr shembull vendet e ndryshme të BE-së që e kanë gjetur rrugën drejt pajtimit pas së kaluarës së hidhur.