Mjeku Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti në facebook ka ndarë me qytetarët një studim amerikan që përbën një lajm të mirë për njerëzimin në situatën që po kalon bota nga pandemia e COVID-19.

Sipas studimit të publikuar nga Alimehmeti, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.

Postimi

???? Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
???????? Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
???? gjaku i pacientëve të sëmurë
???? gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe
???? gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
✅ Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
???? variantin e Wuhanit
???? variantin D614G (klasik)
???? variantin Britanik
???? variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
???? Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
???? Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.