Zhdukja e mistershme e 63 vjeçarit shqiptar, prej 5 ditësh nuk gjendet

Një burrë 63 vjeçar prej 5 ditësh rezulton i humbur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin rreth- kalë në Dibër dhe kanë qenë familjarët ata që kanë vënë në dijeni policinë.

Safedin Lleshi para 5 ditësh doli nga shtëpia së bashku me kalin e tij, por nuk u kthye më. Familjarët dyshojnë se mos 63 vjeçari është mbytur në lumë, pasi kali i tij ka ardhur në banesë i lagur dhe i gjakosur. Kjo ka rritur dyshimet se 63 vjeçari mund të jetë mbytur në lumin Drin.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre, pasi deri më tani kërkimet I kanë bërë të vetëm.