Mobilizim për protestë me 28 nëntor në Preshevë

Shqiptarët e Luginës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pritet që me rastin e Ditës së Flamurit, me 28 nëntor, të organizojnë një marsh protestues.

Tubimi i shqiptarëve arsyetohet me tërheqje të vëmendjes dhe diskriminim që po bëhet nga Beogradi zyrtar.

“Diskriminimi po rritet çdo vit. Kërkesa jonë themelore është aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë. Kjo nuk është kërkesë e politikanëve, por vullneti i njerëzve”, deklaroi kryetari i kësaj organizate Nazmi Hajredini.

Atje do të protestohet, ku do të kërkohet bashkim me Kosovën.

Organizatorët e kësaj proteste janë duke bërë një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Protesta pritet të jetë shumë e madhe dhe me pjesëmarrje masive.

Ky tubim do të mbahet me 28 nëntor, nga ora 11:00./Fokusi.info/