Molliqaj dhe delegacioni i PSD-së vizitojnë Preshevën e Bujanocin

Një delegacion i Partisë Socialdemokrate të Kosovës kryesuar nga Kryetari Dardan Molliqaj ka vizituar Kosovën Lindore.

Delegacioni i PSD-së u prit nga Kryetari i komunës Shqiprim Arifi dhe zyrtarë tjerë komunal.

“Kënaqësi që në bashkëbisedim patëm mundësinë për të diskutuar për çështje të rëndësishme për Luginën e Preshevës.

Delegacioni i PSD-së, u njoftuan më nga afër me preokupimet dhe gjendjen e përgjithshme socio-ekonomike të komunës së Preshevës.” ka deklaruar Shqiprim Arifi

Kjo është vizita e parë nga Kosova që realizohet në komunën e Preshevës pas formimit të pushtetit APN-LR pasi që pushteti i ri komunal nuk është vizituar asnjëherë nga qarqet politike nga Kosova dhe Shqipëria.

Delegacioni i PSD-së dje vizituan komunën e Bujanocit ku u takuan me udhëheqësit e komunës së Bujanocit, me Kryetarin e KNSH-së dhe me deputetin Shaip Kamberi. Sot ata vizituan Preshevën ku përveç me kryetarin e komunës realizuan takim edhe me kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafa si dhe me udhëheqësit e OVL UCPMB-së./Fokusi.info/