Molliqaj: Jemi në prag të ndarjes etnike, në prag të segregimit dhe në prag të asociacionit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për drejtësi.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ka ndodhur e kundërta dhe se tani jemi në prag të ndarjes etnike dhe të asociacionit.

“Por, ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Sot jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit. Jemi në prag të ndarjes etnike. Jemi në prag të segregimit. Jemi në prag të Asociacionit. Në ndërkohë që përveç keqpërdorimit të vdekjes së shokut tonë, asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk ka ndodhur. Kjo lë të kuptohet që zbardhja e rastit nuk i konvenon pikërisht këtyre në VV, sepse pastaj e humbin rolin që ia kanë caktuar vetës në histori: misionarë e të persekutuar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kujtimi më i mirë dhe nderimi më i madh që mund t’i bëhet jetës dhe aktivitetit politik të Astritit është angazhimi për drejtësi dhe vazhdimi i betejave që Astriti i besonte, dhe për të cilat angazhohej pa kompromis.

Por, ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Sot jemi në projektin politik që e kërcënon të ardhmen e vendit. Jemi në prag të ndarjes etnike. Jemi në prag të segregimit. Jemi në prag të Asociacionit.

Në ndërkohë që përveç keqpërdorimit të vdekjes së shokut tonë, asnjë hap për vendosjen e drejtësisë nuk ka ndodhur. Kjo lë të kuptohet që zbardhja e rastit nuk i konvenon pikërisht këtyre në VV, sepse pastaj e humbin rolin që ia kanë caktuar vetës në histori: misionarë e të persekutuar.