S’ka kourum, dështon në Kuvend votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale

Ka dështuar në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Nga 73 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 deputetë prej tyre kanë votuar. Kësisoj Kuvendi nuk kishte kuorum për të votuar këtë projektligj, shkruan Reporteri.net.

Prej tyre 51 deputetë votuan për, 5 kundër dhe të tjerët nuk kanë votuar.

Opozita njëzëri ka dalë kundër propozimit aktual për rritjen e pagës minimale. Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.