Molliqaj: Librin e parë që ma ka dhënë Albini ka qenë një vepër e Leninit, ne kemi qenë leninist

Në show-emisionin e Besim Dinës, Oksigjen, Dardan Molliqaj ka spjeguar orientimet ideologjike të Vetëvendosjes, për të cilat ka thënë se kanë qenë leniniste.

Ai ka deklaraur se Albin Kurti librin e parë që ma ka dhënë për ta lexuar ka qenë një libër i Leninit, të cilin e kam lexuar me kënaqësi.

Molliqaj ka sqaruar se edhe kur e kemi bërë kompromisin e parë si VV, pra kur e kemi lidhë koalicionin VLAN me LDK, AAK e NISMA-n para aktivistëve tanë jemi arsyetuar me një citat të Leninit për kompromiset.