Molliqaj: Vetëvendosje nuk ka potencial për të bërë diçka për të mirën e vendit, nuk ka njerëz

Dardan Molliqaj, sekretar i PSD-së, është shprehur kategorikisht kundër një koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen.

Ai VV-në e ka quajtur strukturë populiste me tendencë të një strukturë enveriste dhe leniniste.

“Ajo s’ka potencial me bo mirë për vendin. Ka mungesë të njerëzve. Nuk e ka asnjë njeri që mund të bëjë asnjë punë aty. Pse s’po bëjnë asgjë në Prizren, pse s’po bëjnë asgjë si në mandatin e parë në Prishtinë. PDK dhe VV do të jenë parti të vetmuara në koalicione parazgjedhore”, ka deklaruar Molliqaj në TV Dukagjini.

Ndërkaq Molliqaj e ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni parazhgjedhor me LDK-në, AAK e NISMA-n.