Molliqaj: VV-ja po vjedh votat e diasporës (video)

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i vjedh votat e diasporës.

Ai ka publikuar një video në Facebook, ku ka akuzuar VV-në për vjedhje të votave.

“Dikur, nga panika prej humbjes, PDK vidhte vota dhe kjo dëshmohej edhe me videoinçizime. Sot duke e parë që s’ka as një mundësi që të fitojë, VV-ja po vjedh votat e diasporës dhe kjo mund të shihet në këtë video. Prandaj kam thënë dhe do ta them: VV nuk është asgjë më shumë se sa një PDK 2.0”, ka shkruar Molliqaj, duke ftuar qytetarët që ta shpërndajnë videon të cilën e ka publikuar./Fokusi.info/