Momenti i përshëndetjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale me ushtarin e KFOR-it (VIDEO)

Një pjesëtar i Njësisë Speciale është parë duke përshëndetur me një ushtar të KFOR-it në Bërnjak.

Ata u përshëndetën derisa automjetet e Njësisë Speciale ishin të rreshtuar dhe pritnin momentin për t’u larguar.

Pjesëtarët e KFOR-it janë në atë pjesë për disa ditë, duke monitoruar situatën. Protestuesit serbë aty e kanë bllokuar rrugën për 13 ditë duke kundërshtuar reciprocitetin për targat që ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu afër barrikadave kanë qëndruar edhe njësitet speciale, njofton Klan Kosova. Të gjithë sot e filluan largimin pas vendimit të marrëveshjes së Brukselit.