Momenti kur hajduti vjedh biçikletën në Tiranë (video)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar me akuzën e vjedhjes. Ky i fundit ishte i dënuar edhe më parë me akuzën e vjedhjes.

Sipas hetimeve, ai ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Njoftimi

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave , kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).

Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.