Momenti kur Joshua e mposht me nokaut Pulevin në raundin e 9 (Video)

Anthony Joshua mposhti sfiduesin e tij, Kubrat Pulev.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë e mbajti premtimin e tij dhe mposhti sfiduesin Kubrat Pulev me nokaut në raundin e nëntë, shkruan Kosovari.

Pulev u rrëzua dy herë nga Joshua në raundin e tretë dhe nga aty vazhdoi dominimi i kampionit në fuqi.

Britaniku me këtë fitore numëron 25 meçe, ku ka 24 fitore dhe një humbje, ndërsa 22 prej tyre i mbyll me nokaut.