Maroku shkakton befasi të madhe, e eliminon Spanjën dhe kalon në çerekfinale të Botërorit

Kombëtarja e Marokut është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, duke e eliminuar Spanjën favorite.

Reprezentacioni afrikan triumfoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:0, ngase 90 minutat e rregullta dhe vazhdimet u përmbyllën baras pa gola.

Sarabia, Soler dhe Busquets dështuan nga penalltia për “Furinë e Kuqe”.

Gjatë kohës së rregullt, dy kombëtaret kishin rastet e tyre, por pa arritur ta dërgojnë topin brenda kuadratit të portës.

Maroku në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të duelit Portugali – Zvicër që nis nga ora 20:00.