Monika Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, mos paguani dritat dhe taksat

Kryetarja e LSI-së është shprehur për mediat pak më parë se ka 48 orë pa gjumë. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë ti mbështesin dhe bëri thirrje që qytetarët mos të paguajnë.

“Kam 48 orë që jam pagjumë, 12 orët e mija të shërbimit nga ora 9 e mëngjesit e bëra me dinjitet.

Do vazhdoj ta bëj me dinjitet mbështetjen tim. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu, dhe të ishin atje në mëngjes. Boll morëm projekte duke mbajt fjalime.

Edhe ata që nuk kanë qenë në mëngjes le të vijnë sot. Mua këtu më kanë, do rri këtu sa të kem mundësi. Mos paguani drita, mos paguani ujin e lali Erit, mos paguani taksat”.

Top Channel