Morina: Kryetari i ri i KQZ-së, djali i një UDB-ashi

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka deklaruar se kryetari i ri i KQZ-së është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, transmeton Fokusi.info.

Morina përmes një statusi në facebook ka deklaruar se kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emroj Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoj mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muajë të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.

“Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh” shkruan Morina.

Statusi i plotë:

Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emroj Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoj mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muajë të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.

Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.

Këtë udbash e mbajë mendë më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.
Se tash avash, avash po më kujtohen gjërat.

Sa herë më merrte në pyetje, ky Mustafa më thoshte: nëse e vendosë me na tregu, atëherë tregoj shefit Xheladin Beqirit.

Dmth përmes servilizmit ndaj shefit, përpiqej ti forconte pozitat e veta në UDB.

Prej 3 prillit deri me 6 tetor të vitit 1982, bashkë me shumë UDB-ash të tjerë, më ka torturuar pa mëshirë. Ka patur momente kur ishte vetëm ai, dhe siç e thash më lartë, e shfrytëzonte të më thoshte tregoj shefit.

A besoni se atëherë dyshoja që është peder, pasi po insiston aq shumë për shefin, sepse nuk e kuptoja që ishte fjala për servilizëm.
Ky dyshim vinte edhe për shkak të urrejtjes pa fund që kisha për udbashët.

Ja ky është ndryshimi i madh që u angazhuan disa shokë, ish të burgosur politik dhe ish anëtarë të LPK-së.
Urime për shkarkimin dhe ngarkimin