Anton Quni vs Driton Selmanaj, ja kush u zgjodh kryetar i LDK-së

Deputeti Anton Quni është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, dega në Prizren.

Quni si kundërkandidat e kishte deputetin tjetër të LDK-së, Driton Selmanajn.

Quni fitoi karshi kolegut të tij, Driton Selmanajt, i cili nga 99 persona që votuan mori 45 vota.

Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore si Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri.