Morina: Me kanë n’mendë Albini dhe Hashimi e presin Vitin e Ri bashkë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka komentuar vonesat e krijimit të institucioneve, shkruan fokusi.info.

Përmes një postimi në facebook, Morina ka kritikuar liderët, duke iu thënë se fati i Kosovës është në duart e tyre, e mos bëni hajgare me të ardhmen e popullit.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Me kanë n’mendë, Albini dhe Hashimi e presin Vitin e Ri bashkë, dhe merren vesh për mandatim të kryeministrit.

Këta liderët tanë po mendojnë që Kosova ka kohë me i pritë derisa të kalojnë inatet e tyre.
Hej, fati i Kosoves eshte ne duart tuaja! Mos bani hajgare me te ardhmen e ketij populli te mjere dhe te paditur. /Fokusi.info/