Tahiri: Mungesa e deputetëve të VV-së dëshmon se shtrenjtimi i rrymës u bë me direktivën e Qeverisë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot nga partitë opozitare.

Në hyrje të seancës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme është dorëzuar vetëm para një ore, por është miratuar për shkak të respektit që Konjufca ka thënë se ka për opozitën.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se shtrenjtimi i energjisë elektrike po prek klasën e mesme, duke e dëmtuar atë.

Ai ka kritikuar edhe mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrave dhe kryeministrit në seancën e jashtëzakonshme, duke thënë se kjo dëshmon se shtrenjtimi i energjisë elektrike është bërë me direktivën e Qeverisë.

“Mungesa e deputetëve e ministrave dëshmon se shtrenjtimi i energjisë elektrike është bërë me direktivën e Qeverisë, me direktiva në dëm të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.