Napoli fiton me rezultat bindës ndaj Liverpoolit, minuta pati edhe për Hysajn (video)

 

Napoli e ka mposhtur Liverpoolin në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Skoci me rezultat bindës 3-0.

Golin e parë për skuadrën italiane e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 17-të, pas asistimit që pranoi nga Dries Mertens.

Ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Arkadiusz Milik (29’), me asistimin që pranoi nga Inisgne, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat 2-0.

Pjesa e dytë ishte përsëri e kontrolluar nga Napoli, derisa goli i tretë u shënua nga Amin Younes (52’), për ta vulosur herët fitoren e napolitanëve.

Në pjesën e dytë, Carlo Ancelotti inkuadroi edhe Elseid Hysajn nga minuta e 61-të, që e zëvendësoi Giovanni di Lorenzon.

Napoli deri më tani i ka zhvilluar katër miqësore, ku dy i ka fituar dhe dy i ka humbur. Nga ana tjetër, The Reds kanë zhvilluar gjashtë miqësore, preh tyre dy i kanë fituar, një e kanë barazuar dhe tri i kanë humbur.

0-1

https://streamable.com/74dpv

0-2

https://streamable.com/3gxlj

0-3

https://streamable.com/to2c1