Morina: Pajtohuni o njerëz se mund të jetohet edhe pa Jugosllavi

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se pikërisht njerëzit të cilët nuk po pajtohen se mund të jetohet pa Jugosllavi dhe që nuk duan ta pranojnë se meritori parë i çlirimit është UÇK-ja nuk dolën dje në manifestimin e 20 vjetorit të çlirimit.

Ja postimi i tij i plotë:

Ata qe thonin deri dje, qe na ka çliruar NATO, e jo UÇK-ja, nuk dolen me 12 qershor t’i presin drejtuesit e NATO-s.

Kjo ma kujtoj edhe njehere kohen kur shkova ta marr baben ne kampin e refugjateve ne Korçe. U ndjeva shume i trishtuar atehere, sepse te gjithe refugjatet e shanin NATO-n, duke thene se ajo na mori ne qafe!

Prandaj thash dje me ironi, se eshte sukses qe nuk dolen te protestojne kunder vizites se Klintonit dhe Olbrajtit, te cilet na ndane nga e dashura Jugosllavi.

Ose duhet te pajtohemi te jetojme pa Serbi, ose duhet te kerkojme te bashkohemi perseri.
Gjendja as andej as ketej, nuk e lejon vendin te zhvillohet normalisht.

Pajtohuni o njerez, se ben te jetohet edhe pa Jugosllavi!