Morina: Prej që e mbaj mend, Veton Surroi kurrë nuk ja ka qëllu

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se prej që e mban mend, Veton Surroi kurrë nuk ja ka qëllu.

“Për shembull, thonë se Veton Surrroj ëshrë Analist i fortë. A prej që e mbajë mendë, ai kurr nuk ja ka qëllu asnjëherë”, thotë Morina.

Statusi i plotë:

Me kanë që ja qëlloj në analistët dhe politikanët, nuk do të ishin kurr ftyra publike, e as nuk do ti kishte thirrë asnjë TV.

Për shembull, thonë se Veton Surrroj ëshrë Analist I fortë.
A prej që e mbajë mendë, ai kurr nuk ja ka qëllu asnjëherë.
Në monizëm thoshte socializmi vetqeverisës është e vetmja alternativë.
Në Pluralizëm (nën Serbi) herë me Jul e herë mbështeti teori që vendi çlirohen ashtu, e kështu, duke mbrojtur teori autonomiste. Me Rugovën kishte nganjëherë dallime për shkak rivalitetit individual.

Pas lufte më shumë është marrë me sllogane politike.
Kur Vetoni është kështu, po tjerët.
Kusht për me qenë atraktiv për media në Kosovë, është mos me ja qëllu kurrë.
Unë çka kam thënë për regjimin titist kur ishte në pushtet, them prap edhe sot.
Çfar kam thënë për pacifizmin e LDK dhe regjimin e Berishës, them prap.
Edhe për Enverin dhe socialistët, prap njësoj flas. Edhe për Edi Ramën, siç kam folë kur ishte në opozitë, prap njësoj flas.

Sidomos, për VV, flas siç kam folur gjithmonë, e jo si disa që me 2013 I kanë quajtur fashist, e sot I quajnë shpëtimtarët e Kosovës.
Nuk është puna veç me ditë me folë bukur, por puna është me ditë me ja qëllu.