Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një burrë është gjetur i vdekur në Prizren.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe mjekësore. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.