Nesër jepen detaje për të prekurit me Omicron

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka njoftuar se nesër në ora 11 e 30 do të mbajë konferencë për medie për të dhënë detaje në lidhje me të prekurit me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Vishaj ka thënë për Klankosova.tv se ende nuk i kanë të dhënat e të prekurve, pasi mostrat e tyre janë dërguar para disa ditësh për testim.

Kujtojmë se mbrëmë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 22 mostra të marra në periudhën 15-22 dhjetor, nëntë prej tyre kanë rezultuar se janë me variantin më të ri të COVID-19, Omicron.

Katër nga rastet me Omicron janë paraqitur në Mitrovicë, ndërsa dy raste janë importuar nga ShBA-ja, dy raste nga Londra dhe një nga Franca.