“Mos u përziej, unë e udhëheq seancën” – Zbulohen detaje nga përplasja Konjufca-Kurti

Një komunikim i tensionuar në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, sot në Kuvend, u bë viral.

Madje aty u vërejt situatë e tensionuar.

Burime të Gazeta Blic bëjnë të ditur se Konjufca i ka thënë se është ai që e udhëheq seancën dhe ka kërkuar që Kurti mos t’i përzihet.

“Mos mu përziej ti mu këtu. Unë e udhëheq seancën, jo ti”, mësohet t’i ketë thënë Konjufca-Kurtit.