Rukiqi: Paratë e TRUST-it të shpenzohen brenda vendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se rreth 170 milionë euro do t’iu deponohen qytetarëve nga tërheqja e mjeteve të dhjetë përqindëshit nga Trusti.

“Shpenzimi i këtyre mjeteve brenda vendit plus mjetet që do të hyjnë në ekonomi nga ardhja e diasporës, janë padyshim infuzioni më i mirë për ekonominë e vendit në këtë vit të mbijetesës”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Rukiqi.