Rreth 200 fëmijë të vrarë që nga fillimi i agresionit rus, thonë zyrtarët ukrainas

Rreth 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thanë prokurorët ukrainas.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se disa fëmijë kanë vdekur ditëve të fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës.

Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Fëmijët janë gjithashtu në mesin e viktimave nga bombardimet në qytetin verilindor të Kharkiv. Një vajzë 15-vjeçare u plagos rëndë kur një municion goditi një ndërtesë banimi në rajonin jugor të Khersonit”, u tha tutje në deklaratë.