Motër e vëlla, të lënduarit e aksidentit ku “fluturoi” vetura te rrethrrotullimi në Prishtinë

Motër e vëlla, janë lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakërishtë”. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për EO, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjtit janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Sipas tij, gjendja e tyre në këto momente është e mirë dhe se lëndimet nuk janë të rënda.

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci.

Përderisa Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Prishtinë, një veturë bie nga rrethrrotullimi (Video)