Vrasja e ish-policit/ Identifikohet një nga autorët e dyshuar, u qëllua me 10 plumba

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se një person i identifikuar si D.A është shpallur në kërkim nga policia, si i dyshuari kryesor i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko.

Dyshohet për motive hakmarrje, e ndërsa mësohet se mbi të autorët kanë qëlluar me 10 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.