Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të ketë erëra mesatare, në raste të rralla të fuqishme nga veriu dhe verilindja. Do të jetë relativisht nxehtë me temperatura maksimale rreth 28 gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë në viset bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore, ndërsa më i freskët në viset kontinentale.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare. Në jug të Malit të Zi do të jetë mjaft nxehtë, kurse në viset tjera më freskët.

Të enjten dhe të premten në tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me ngritje të temperaturave. Vranësira do të ketë shumë pak.

Nga e shtuna pasdite (në viset kontinentale) pritet destabilizim i motit me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan