Gruaja përjashtohet nga pishina publike pasi që shkoi me burka

0
116

Një grua është përjashtuar nga një pishinë publike pasi që ajo kishte të veshur një burka.

Gruaja ishte e veshur me veshje arabe, e cila e mbulon tërë trupin, dhe ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj në pishinën West Wave në qytetin Handerson të Zelandës së Re.

Një dëshmitar tha që nënës së mbuluar iu afruan sigurimi dhe i kërkuan asaj që të largohej nga pishina.

“Ata i thanë para fëmijës. Njëra grua në atë moment i morri fëmijët e saj dhe u fut në pishinë me ta që të mos e shihnin se si trajtohej nëna e tyre” tha gruaja dëshmitare.

“Ishte shumë publike. Një burrë tjetër provoi që të fliste me sigurimin. Më bëri shumë nervoz ta shihja” tha ajo.

Dëshmitarët gjithashtu thanë se sigurimi ishte duke qeshur gjatë kohës sa po i kërkonin gruas që të largohej, shkruan Daily Mail