Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ka mundësi të ketë edhe brymë, ndërsa gjatë dites priten ngritje graduale të temperaturave.

Nesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. Pas mëngjesit të freskët dhe të ftohtë, vende-vende edhe me mjegull gjatë dites pritet ngirtje e temperaturave dhe mot i këndshëm. Në veri të Mal të Zi do të ketë ngrica ku temperatura pritet të ulet deri në -2 gradë celsius.

Të dielen në tërë rajonin do të mbajë mot kryeissht me diell por edhe me ndonjë vranësirë. Priten ngritje të ndjeshme të temperaturave në tërë rajonin.

Fillimi i javës së ardhshme do të jetë i nxehtë, por edhe me reshje të herëpashershme shiu në tërë rajonin. Vende-vende do të ketë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në Shqipëri./Meteoballkan