I mbushet vetura plot me borë, kishte harruar dritaren hapur (Video)

Këto ditë, Kanadanë e ka përfshirë bora me trashësi deri në 80 centimetra dhe si pasojë të gjitha rrugët në disa qytete pothuajse janë të bllokuara. Madje edhe ushtria është angazhuar për të hequr borën.

Në Newfoundland, kanadezja Lola Parsons kur është zgjuar në mëngjes ka parë se vetura e saj ishte e mbushur e tëra me borë, raporton CNN, transmeton Koha.net. Kjo ka ndodh për shkak se ajo kishte harruar hapur dritaren e veturës.

“Pyesja veten pse nuk ka borë përreth veturës sime. Por, është për shkak se kam harruar hapur dritaren dhe enterieri i veturës është mbushur plot me borë”, ka thënë Parsons.

Banorët e Newfoundlandit kanë dalë jashtë për ta pastruar borën “historike”.

“Nuk mund të hyj në veturën time sepse ka shumë borë”, thotë Parsons.