Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të herëpashershme shiu. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende mund të ketë edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëprëfshirëse.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu . Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe do të koncentrohet kryesisht në qendër, dhe veriperëndim , lokalisht edhe në vise tjera.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me mundësi edhe për rrebeshe lokale shiu.

Të premtën në tërë rajonin pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në mëngjes do të ketë mjegull në disa rajone. Gjatë dites pritet stabilizim i motit, ndërsa për fundjavë pritet stabilizim dhe përmirësim i tërësishëm i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan