Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft i nxehtë paradite. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Disa rajone do të mbesin pa reshje.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite lokalisht mund të ketë rrebeshe shiu.

Të dielën pas një paraditeje mjaft të nxehtë, pasdite pritet fuqizimi gradual i erërave jugore në tërë rajonin dhe kjo do të thotë se cikloni do të vijë në orët e vona. Pasdite vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës në Mal të Zi dhe Shqipërinë veriore (deri në qendër) priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në pjesët tjera të rajonit tonë.

Të hënën pritet të kemi mot pak më të freskët dhe jostabil, me intervale kohore me diell dhe vende-vende rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan