Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do ë mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, ndërsa nëpër lugina mund të ketë mjegull e cila do të tërhiqet menjëherë gjatë dites.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe ndonjë vranësirë simbolike. Do të vazhdojë të jetë mjaft nxehtë.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm, bile nga e diela dhe fillimi i javes së ardhshme do të ketë ngritje të mëtutjeshme të temperaturave si rezultat i fuqizimit të rrymimeve ajrore të nxehta në drejtim të rajonit tonë./Meteoballkan